Rregullat e publikimit
Rregulla të thjeshta që e mbajnë Reale.al të besueshëm për blerësit dhe të drejtë për publikuesit.
-
1. Të dhëna të sakta
Çmimi, sipërfaqja, kati dhe vendndodhja duhet të përputhen me pronën reale.
-
2. Foto reale
Vetëm foto të pronës. Pa screenshot, pa tekste ose çmime mbi foto, pa filtra që ndryshojnë pamjen.
-
3. Minimumi 3 foto
Përjashtim: tokat dhe ndërtimet e reja (lejohen render 3D).
-
4. Pa watermark të portaleve të tjera
Lejohet vetëm logoja e agjencisë suaj.
-
5. Një pronë, një njoftim
Mos e publikoni të njëjtën pronë dy herë. Nëse disa agjenci e kanë, Reale.al i bashkon në një faqe të vetme.
-
6. Përshkrim i plotë
Përfshini ndarjen, vitin, katin, ngrohjen dhe shërbimet përreth. Pa numra telefoni në tekst.
-
7. Prona të ligjshme
Ndalohen pronat e sekuestruara ose me konflikte ligjore. Duhet të jeni të autorizuar për ta ofruar pronën.
-
8. Përgjigjuni klientëve
Përgjigjet e shpejta rrisin besueshmërinë e llogarisë suaj.
-
9. Mbani njoftimet të përditësuara
Shënoni pronat e shitura ose të dhëna me qera sapo të mbyllen.
🏅 Cilësia shpërblehet
Njoftimet me pikë cilësie mbi 70 miratohen automatikisht dhe dalin më lart në kërkime. Llogaritë e besueshme kanë më shumë dukshmëri.
Kur shkelen rregullat
Njoftimi refuzohet me arsye të qartë dhe mund të korrigjohet. Shkeljet e përsëritura ulin besueshmërinë e llogarisë dhe mund ta pezullojnë atë.