Kalo te përmbajtja
Reale.al

Si i verifikojmë njoftimet

Duam që çdo njoftim në Reale.al të jetë i vërtetë, i qartë dhe i publikuar një herë të vetme. Ja si e bëjmë dhe ku mbaron puna jonë.

Lexoni pyetjet e shpeshta

Kush i kontrollon njoftimet para publikimit?

Çdo njoftim i ri kalon moderimin para se të shfaqet në kërkim. Kontrollojmë që të dhënat të jenë të plota dhe të arsyeshme (lloji, qyteti, sipërfaqja, çmimi), që fotot t'i përkasin pronës dhe që teksti të mos ketë përmbajtje mashtruese ose të ndaluar. Njoftimet që nuk i plotësojnë rregullat kthehen për korrigjim ose refuzohen.

Çfarë është cilësia e njoftimit?

Çdo njoftim merr një vlerësim cilësie sipas plotësisë së tij: numri dhe cilësia e fotove, përshkrimi, të dhënat kryesore dhe pozicioni në hartë. Njoftimet më të plota janë më të dobishme për ata që kërkojnë dhe zakonisht marrin më shumë kontakte. Kush publikon e sheh vlerësimin në panel dhe mund ta përmirësojë njoftimin.

Si i shmangim njoftimet e dublikuara?

Nëse e njëjta pronë publikohet nga disa agjenci, ose dy herë nga i njëjti përdorues, sistemi i njeh njoftimet e ngjashme dhe i bashkon në një kartelë të vetme. Në kartelë shihni të gjitha agjencitë që e ofrojnë pronën dhe zgjidhni kë të kontaktoni. Kështu rezultatet nuk mbushen me kopje dhe çmimet krahasohen më lehtë.

Si t'i lexoni shenjat e verifikimit?

Agjent me licencë të verifikuar

Agjenti ka ngarkuar licencën dhe ekipi ynë e ka kontrolluar. Shenja shfaqet në profilin e agjentit dhe në njoftimet e tij.

Çertifikatë pronësie

Kush publikon deklaron që prona ka çertifikatë pronësie. Është një tregues i dobishëm, por jo kontroll ligjor i dokumentit.

Si raportoj një njoftim të dyshimtë?

Në çdo njoftim gjeni butonin për raportim. Na shkruani nëse prona nuk ekziston, është shitur, çmimi nuk përputhet, fotot janë të marra nga diku tjetër ose dikush ju kërkon para para vizitës. Ekipi ynë e shqyrton raportimin dhe, nëse duhet, e pezullon njoftimin. Mund të na shkruani edhe nga faqja e kontaktit.

Mos paguani asnjëherë kapar ose "rezervim" para se të shihni pronën dhe dokumentet.

Çfarë NUK garantojmë?

Reale.al është një portal njoftimesh: nuk jemi palë në shitje ose në qira dhe nuk e kontrollojmë juridikisht pronën. Kjo do të thotë që:

  • nuk garantojmë që prona është pa hipotekë, sekuestro ose pretendime nga të tretë;
  • nuk garantojmë që sipërfaqja dhe leja e ndërtimit përputhen me dokumentet zyrtare;
  • shenja e çertifikatës së pronësisë tregon atë që deklaron publikuesi, jo një kontroll në kadastër.

Para se të paguani ose të nënshkruani, kërkoni çertifikatën e pronësisë të përditësuar dhe kontrollojeni me noter. Si bëhet, e shpjegojmë te çertifikata e pronësisë dhe hipoteka. Për të gjithë procesin lexoni blerja e shtëpisë hap pas hapi.

Pyetje të shpeshta

A janë të verifikuara të gjitha njoftimet?
Të gjitha njoftimet kalojnë moderimin para publikimit. Kjo nuk është kontroll ligjor i pronës: dokumentet duhet t'i kontrolloni me noter.
Çfarë do të thotë shenja e agjentit të verifikuar?
Agjenti ka ngarkuar licencën e tij dhe ekipi ynë e ka kontrolluar. Tregon që keni të bëni me një profesionist të identifikuar.
Si e di që prona ka çertifikatë pronësie?
Njoftimi mund të tregojë që publikuesi deklaron çertifikatën. Kërkoni gjithmonë një kopje të përditësuar dhe kontrollojeni me noter para pagesës.
Çfarë bëni me njoftimet e raportuara?
I shqyrtojmë dhe, nëse raportimi është i bazuar, e pezullojmë ose e heqim njoftimin dhe mund të kufizojmë llogarinë e publikuesit.
Pse nuk shoh të njëjtën pronë disa herë?
Sepse i bashkojmë dublikatat në një kartelë të vetme me të gjitha agjencitë që e ofrojnë pronën.